Ballina Lifestyle Harvey Weinstein shtrohet në spital për një operacion urgjent në zemër

Harvey Weinstein shtrohet në spital për një operacion urgjent në zemër

12
0

Harvey Weinstein është shtruar sërish në spital.

Të dielën, producenti 72-vjeçari u transferua nga Rikers Island ku po vuante dënimin për përdhunim në vitin 2020, në spitalin Bellevue në Nju Jork përpara se të hynte në një operacion urgjent në zemër, të hënën në mëngjes.

Weinstein u dërgua me urgjencë në spital nga burgu pasi përjetoi dhimbje në gjoks, thanë përfaqësuesit e tij për ABC News.

“Weinstein u dërgua me urgjencë në spitalin Bellevue mbrëmë për shkak të disa kushteve mjekësore”, thanë përfaqësuesit e tij, Craig Rothfeld dhe Juda Engelmayer në një deklaratë. “Ne mund të konfirmojmë se Weinstein ka kryer një procedurë dhe një operacion në zemrën e tij sot, por nuk mund të komentojë më shumë se kaq”.

Shtrimi në spital i Weinstein vjen vetëm disa ditë përpara se ai të dilte në gjykatë këtë javë në Nju Jork ku prokurorët kishin paraqitur prova para një jurie të madhe ndërsa po punonin për të siguruar një aktakuzë të re kundër Weinstein për akuzat për krime seksuale.

Ai gjithashtu u shtrua në spital në Bellevue në fillim të kësaj vere, kur u trajtua për një “një mori problemesh shëndetësore”.