Ballina Sport Ronaldo nuk e harron Real Madrid

Ronaldo nuk e harron Real Madrid

18
0

Cristiano Ronaldo dhe Real Madrid është një nga historitë më të bukura të futbollit. Ylli portugez ka fituar të paimagjinueshmen në “Bernabeu” me fanellën e bardhë dhe është gjithmonë mirënjohës.

Në ‘podcast’ e tij me legjendën e United, Rio Ferdinand, Ronaldo e cilësoi Real Madridin si klubin më të mirë në histori të futbollit. Ai e shprehu fuqimisht dashurinë për Los Blancos.

“Po, Real Madrid është klubi më i mirë në histori. E dua atë klub. Kam qenë i lumtur shumë me fanellën madrilene. Atje u shpalla golashënuesi më i mirë në histori të klubit, fituam katër herë Champions League”.

“Fillimet e mia? Asnjë problem, asnjë presion. E dija se do t’ia dilja mirë. Unë besoj në veten time. Përshtatja do kohën e vet, por isha 100% i sigurt se po luaja për klubin më të mirë në botë”.

I pyetur për largimin e shpejtë të Toni Kroos nga futbolli, Ronaldo e mbështeti ish-shokun e tij të skuadrës. “Varet si e sheh. Duhet ta respektojmë. Ai mund të luante edhe për disa vite më shumë, por është vendimi i tij dhe duhet ta respektojmë për atë që ka dhënë”.