Ballina Rajoni Vuçiç shpall sot Kosovën territor të okupuar? Reagojnë edhe mediat serbe: Është...

Vuçiç shpall sot Kosovën territor të okupuar? Reagojnë edhe mediat serbe: Është diskutuar edhe në nivel diplomatik

12
0

Presidenti i Serbisë ka paralajmëruar një konferencë për shtyp që pritet të mbahet ditën e sotme rreth orës 18:00. Mediat serbe raportojnë se një nga skenarët që mendohet të ndodhë, është që Vuçiç të shpallë Kosovën një territor të pushtuar.

”Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë dhe Metohi prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe.

Sipas mediave në Beograd, ambasadori serb në Podgoricë ka takuar kryetarin e kuvendit të Malit të Zi, Andrij Mandiç, për t’ia treguar kërkesat e Vuçicit.