Ballina Sport Trajneri i Brightoni thyen edhe një rekord tjetër

Trajneri i Brightoni thyen edhe një rekord tjetër

6
0

Premier League ka zgjedhur “trajnerin e muajit” gusht për sezonin e ri 2024/25.

Fabian Hurzeler është emri i fituesit të këtij çmimi, duke mbetur i pamposhtur në tri ndeshjet e para.

Trajneri gjerman i Brightonit ka shkruar historinë duke u bërë kështu trajneri më i ri (31) në moshë që e fiton këtë çmim individual.

“Është një çmim i bukur, pasi e konfirmon punën tuaj të mirë. Jo vetëm puna ime, por e gjithë klubit dhe stafit tim”, u shpreh Hurzeler

Kujtojmë që trajneri gjerman mposhti rivalët e tij: Pep Guardiola, Mikel Arteta dhe Arne Slot.