Ballina Politika “Lidhjet e krimit të kanë zhveshur nga ndjenjat njerëzore”, Berisha me tone...

“Lidhjet e krimit të kanë zhveshur nga ndjenjat njerëzore”, Berisha me tone të ashpra ndaj Ramës: Do të mbetesh…

12
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se kryeministri Edi Rama, sipas tij, i diskredituar në shkallë ekstreme nga rrënimi që pësoi sistemi arsimor gjatë qeverisjes së tij, kalon nga një shkollë në një shkollë tjetër. Berisha tha se Rama përpiqet të zbusë imazhin e tij të nxirë me pafajësinë e vogëlushëve në shkolla, por, sipas tij edhe me frikën që u mbjell mësuesve. Ai shtoi se Rama në historinë e Shqipërisë do mbetet shkatërrimtari më i madh i shkollës pas Enver Hoxhës.
Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, qëndrestareve dhe qëndrestarëve të pamposhtur, misionarëve të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Të dashur miq, këto ditë Edi Rama, i diskredituar në shkallë ekstreme nga rrënimi që pësoi sistemi arsimor gjatë qeverisjes së tij, kalon nga një shkollë në një shkollë tjetër. Përpiqet të zbusë imazhin e tij të nxirë me pafajësinë e vogëlushëve në shkollat tona, por natyrisht dhe frikën që u mbjell mësuesve tanë.

Sonte do t’i them Edi Ramës se në historinë e Shqipërisë do mbetesh, meqenëse shkon çdo ditë në shkolla, do të mbetesh shkatërrimtari më i madh i shkollës në Shqipëri pas Enver Hoxhës. Edi Rama, asgjë më të dhimbshme pas dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria nuk ka se mjerimi i fëmijëve dhe rrënimi i arsimit. Por ti nuk ke ndjenja, ty vjedhja, lidhjet e krimit të kanë zhveshur nga ndjenjat njerëzore.