Ballina Editorial Kryebashkiaku i Shijakut që ka frikë vetëm kur i telefonon Elton Arbana

Kryebashkiaku i Shijakut që ka frikë vetëm kur i telefonon Elton Arbana

8
0

Nga Artur Llana

Unë nuk e kam njohur Elton Arbanën para se të bëhej Kryebashkiak i Shijakut, ose më saktë e kisha dëgjuar si pjesë e strukturave drejtuese të PS të Shijakut. Takimi i parë ishte rastësisht në një sondazh që ne bëjmë si media për të krijuar një lloj ideje, se si po orientohen zgjedhjet. Më ka bërë përshtypje ai takim për entuziazmin që kishte, jo për t’u bërë kryetar i bashkisë, pasi në ato rrethana që ndodhej besoj se ishte e tepruar që ai të humbiste, po fakti që kishte një lloj ngutje për t’i shërbyer Shijakut si bashki, duke qenë se bashkë me të ishin bashkuar edhe disa njësi administrative si Maminasi, Xhafzotaj, Gjepalaj. Ishte një ngutje që më dukej sikur donte të afronte edhe datën e zgjedhjeve!

Një natyrë e qetë, i bindur se do të kishte përkrahjen e qeverisjes së PS dhe padyshim një njeri që sikur parandjeu që pikërisht Kryeministri do të ishte në krah të tij. E kam takuar edhe dy herë të tjera më pas për intervistë.

Askush nuk e dinte çfarë do ti ndodhte mandatit të tij të parë, larg atyre objektivave që ai kishte fokusuar në fushatë dhe programin e tij. Askush nuk kishte menduar që ngutja e tij do të merrte një goditje të rëndë nga tërmeti që desh rrënoi të gjithë qytetin, po edhe pse nuk shënoi numër viktimash (siç ndodhi me Durrësin) ai u bë qyteti më i prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Bashkë me kolegun tim, shkuam të shihnim se çfarë kishte ndodhur në fakt në qytetin që më lidh më shumë se me Durrësin. Nuk e kishte humbur ngutjen, po ajo i ishte përzier me një lloj ngazëllimi, që nuk ja fshihnin më as sytë, po as edhe lëvizjet herë herë spontane në tavolinë, a thua se do të ngrihej për të ndrequr gjithçka në çast. E kuptuam që ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur si të gjithë, po tani me një tjetër barrë të madhe për të rindërtuar Shijakun. Kolegu doli të filmojë duke e shoqëruar  punonjës të bashkisë, ndërsa po mundohësha  që ti “vidhja’ ndonjë fjali. Kam parë edhe kryebashkiakë që ishin të kënaqur me numërin e viktimave apo edhe që ishin strehuar në hotele dhe nuk i kishin parë ato as edhe në pushime. Kam parë të paskrupuj për shumë gjëra në këto tre dekada si gazetar.

Mu duk se po fliste përçartë, ndërsa telefoni i binte pa pushim. I thashë se mund të ngrihej për arsye të gjendjes dhe ngarkesë që kishte. Në fakt ishin momente trishtimi dhe dhimbje kur shikoje një qytet që kishte humbur pamjen e tij fizike në dukje dhe aq më shumë shihje njerëz që kishin humbur gjithçka brenda vetes!

Si i dalë nga një bombardim lufte. Njerëz që kishin mbetur në rrugë të madhe, njerëz që kishin nevojë për të strehuar kokën, shpesh me fëmijë të vegjël, që kërkonin ndihmë për t’u veshur e për t’u ushqyer.

Më bëri një shenjë që më la të kuptoja se nuk duhet të lëvizja. Dëgjova që pasi përfundoi telefonatën më pa në sy dhe më tha: Do ja dalim!

Nuk di me kë foli, as nuk e pyeta. Di vetëm se e përsëriti disa herë atë fjali që mu duk si urdhër për shkrimin apo edhe kronikën për mua. Fatkeqësitë sidomos ato natyrore që nuk mund të parandalohen i afrojnë më shumë njerëzit, i bëjnë më të fortë dhe natyrisht i japin më shumë shpresë te njëri tjetri. Ajo ditë ka mbetur në memorien time dhe në ato momente kur kronikat ishin të mbushur me dhimbje dhe thirrje për ndihmë. Pimë kafe në zyrën e tij pa e kuptuar se po ngushëllonim njëri tjetrin apo po qetësonim njëri tjetrin.

“Të tjera plane kisha bërë, po duhet t’ia dalim kësaj situate njëherë”. Ai i lëshoi ashtu zvarrë ato fjalë mes ngutjes dhe ngazëllimit, mes padurimit  dhe dhimbjes për Shijakun, që kishte premtuar se do ta bënte më të bukur dhe  në një mëngjes, i gdhiu i rrënuar. Mu duk se e kisha njohur prej kohësh kryebashkiakun. Me qepallat që i rrihte shpesh dhe sytë që i lëngëzonin, kuptova se ai mund të mos ishte një kryebashkiak i mirë, po ama një njeri që kurrë më parë ( i kam njohur të gjithë ata që kanë drejtuar) nuk e kisha hasur.

Gjërat shkuan ashtu siç shkuan në Shijakun që ka rilindur. Takimi fundit ka qenë kur është bërë kryetar bashkie për herë të dytë. E urova dhe nuk e harroj që më tha se ata që kam premtuar para tërmetit do ti bëjë. Prej një vit e gjysëm nuk e kam takuar Arbanën. Stafi im dhe i atij kanë bashkëpunuar në pasqyrimin e investimëve apo aktivitetëve.

Brenda një harku kohorë të një muaj,  apo ndoshta më shumë ndodhën dy gjëra, që vërtetë më dhanë kënaqësi edhe mua. Ishte fjala e Kryeministrit që e quajti më të sukseshimin në përballimin e fatkeqësisë dhe aq më shumë në përkushtimin e tij. Pak ditë më pas  ishte edhe një deklarimin i Ministrisë së financave që e rendiste performancën e kësaj bashkie  si të dytën në vend për mirë.

Mendova se kishte ardhur koha që të zhvillonim një intervistë pikërisht për këto dy zhvillime të reja. I telefonova disa herë dhe nuk mora asnjë përgjigje. Ndërtuam shkrimin ashtu siç kishim deklarimet dhe të dhënat. E ndërsa mendoja përse nuk duhet ti hapë telefonin  një media që me mundësitë e saj i qëndroi pranë, jo vetëm atij, mu kujtua një shqetësim  i tij i dikurshëm, në ditë të vështira.

“Po këto portalet apo rrjete sociale çfarë shkruajnë kështu, janë shpifje, pa më pyetur mua, as që i di kush janë. Thonë gjëra të tmerrshme mor burrë”.

Në fakt ata nuk ishin portale, ata janë investimi i fundit i një strategjie të PS, pjesë e së cilës është edhe ai si parti, që fjalës Durrës para i kanë veshur pas një mbiemër që kalon edhe kufijtë e injorancës.

U mundova ta qetësoja duke i treguar qindar komente për vete dhe ti thoja se çfarë ndodh me mua me fakte. U mundua të qeshte po kur i thashë që adresat në rrjete sociale të gjitha me Durrës janë pronësi e kryetares së Bashkisë, deputetëve socialistë, drejtorëve të PS dhe e punonjësve patrozhanistë. Dikë pse  jo deri lart në qeveri e tremb puna dhe ndershmëria e tij dhe për ta sulmuar një njeri që në fakt ka marrë dy mandate dhe merr sa herë të kandidojë përdoren ata që janë kthyer nga Anglia si burgaxhinj, drogaxhinj, ata që merren duke vjedhur 5 mije leksha dhe më keq se kaq kur as vetë nuk e dijnë pse marrin një pagë që e rimbursojnë si patrozhonistë te psikiatri.

Mu kujtua sonte njeriu që përballoi bashkinë me afro 50 mijë banorë  jo vetëm tërmetin po edhe pandeminë , një qytet që është kthyer në një xhep dhe gjithçka kërkohet nga ai. Mu kujtuan ndërsa po pastroja foto nga telefoni, ai lëngëzim i syve të tij, ajo dhimbje që e përjetoi si momentin më të bukur të tij kur ju kthye në një gëzim për njerëzit, qytetarët e tij. Mu kujtua sonte Elton Arbana që në vend ta sulmojnë mediat kur kanë të drejtë natyrisht, e sulmojnë adresa lagjesh, shpeshherë të palegalizuara dhe më e keqja që nuk kanë asnjë lidhje me Shijakun, po që përdoren nga deputetët e tyre, nga drejtorët apo shefat, që i japin paga pa shkuar në punë për të sulmuar këdo, qoftë edhe atë që Kryeministri e merr si model.

Kjo është e turpshme për ata që duhet të vlerësojnë  një njeri që i shërben njerëzve pasi për mua janë thjeshtë  jashtëqitje që mbledhin miza dhe i vrasin po vetë si qershitë që nuk i ka kapur shurra dhe si shurranjosë shfrytëzojnë teknologjinë.  Pas një vit e gjysëm, pa e takuar kam vendosur edhe të mbajë të njëjtin pozicion. Ndoshta në këtë vend nuk duhet të shkruash për dikë që punon. Po e bërë këtë aq më shumë kur patrozhonistët kanë marrë urdhër partie të mos dalësh në atë media që të vlerson për punën,  kjo është edhe më e rëndë për  kryebashkiakun në fjalë. Në një mardhënie të tillë partia të jep urdhëra dhe orientime, se je në mandatin e saj, edhe duke sfiduar Kryeministrin që të merr shembull për mirë. Ata janë pjesë e administratës që ashtu do të mbijetojnë pa ditur kurrë të bëjnë diçka tjetër. Ata nuk flasin për pallate të dëmtuara nga tërmeti që i blen kryetari i PS me drejtorët e tij, as me pallatin e kryetarit të PS që leja e ndërtimit nga lagja 1 i del te lagja 6!.

Ne mardhënien tonë institucionale bashki media, unë njoha një staf të mrekullueshëm tëndin e në mes tyre z. Faja, po edhe të tjerë.

Fati madh i imi është që me përjashtim të këtyre mizave të jashtëqitjes, ndërtova një mardhënie që sadopak ti ketë shërbyer Shijakut dhe ndjej kënaqësi. Aq më shumë edhe për faktin se unë nuk jetoj me mandate edhe tani që po i afrohem për një mandate ‘politik” të 60-tave.

Në të gjithë këtë rrugëtim bashkëpunimi për një gjë jam i bindur:  Kryebashkiaku i Shijakut ka frikë vetëm kur i telefonon Elton Arbana. Të tjerat ai i ka formësuar në përkushtimin, dashurinë për qytetin, sedrën e tij, që një ditë këto rrjetet sociale që i hedhin baltë, do ti duken si tulla që thjeshtë kishin ndërtuar një “hale”. Të uroj të gjithë të mirat mik! Qetësohu edhe ti nga partia se nuk e ka mendjen te Shijaku, po ke ato dosjet që nisin nga varrezat e përfundojnë te porti Durrësit. Bëfsh më të mirën për Shijakun, ashtu siç të njoha pa urdhërat e partisë!

Pushteti, deputetët, drejtorët, rrjetet sociale si jashtëqitje ikin dhe vijnë, Shijaku, që nuk e vë në dyshim e do me zemër, do të mbetet miqësia jonë më e bukur dhe portali i  komunikimit!