Ballina Sport Berat Gjimshiti luan 90 minuta, Atalanta përmbys 3-2 Fiorentinën

Berat Gjimshiti luan 90 minuta, Atalanta përmbys 3-2 Fiorentinën

6
0

Në Bergamo, Atalanta e ka kthyer në festë ditën e inaugurimit të stadiumit të rikonstruktuar duke mundur 3-2 Fiorentinën me përmbysje. Më interesant është fakti se pestë golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë. Gjithçka u zhbllokua nga Martinez Quarta për miqtë pas 15 minutave lojë. Pa kaluar shumë, Retegui vendosi ekuilibrat në 1-1.

Duhej Kean që të gjente sërish golin për “Violat” në të 32 minutë, ndërsa fundi i pjesës së parë ishte me surpriza. Në të 45 minutë De Ketelaere barazoi shifrat, ndërsa një minutë më vonë (shtesë) ishte Lookman që shënoi një gol për t’u mbajtur mend. 3-2 dhe tri pikë për Atalantën, që në fushë për 90 minuta kishte Berat Gjimshitin. Kapiteni i Kombëtares u rikthye nga dëmtimi dhe ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës me ndërhyrjet deçizive.