Ballina Politika “Po vidhen pasuritë publike”, Berisha sulmon sërish SPAK: Dumanët dhe Krajat armiq...

“Po vidhen pasuritë publike”, Berisha sulmon sërish SPAK: Dumanët dhe Krajat armiq të egër të opozitës

8
0

Ndërsa vijon “maratonën” e tij të fjalimeve nga dritarja e banesës ku ndodhet nën masën e arrestit, Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat dhe sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë, e konkretisht ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

Berisha, duke e quajtur SPAK “Skrap”, tha se qeveria përdor organizatat kriminale, si “Skrapi,” për të mbrojtur krimin elektoral dhe për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit.

Ndërsa tashmë është i pandehur nga SPAK dhe po hetohet për korrupsion, Berisha ka përmendur “vjedhjen masive të pasurive publike dhe lirimin e kriminelëve”, duke thënë se mafia dhe krimi kontrollojnë vendin për përfitimet e tyre.