Ballina Politika Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë, ja çfarë pritet...

Rama mbledh sot drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë, ja çfarë pritet të diskutohet

4
0

Kryesocialsiti Edi Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë. Takimi do të zhvillohet në 14:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Ky takim bëhet në kuadër të organizimit të punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, ku Rama pritet të lërë porositë.

EMRAT E DREJTUESVE TË PS NË QARQE

Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako
Shkodër- Benet Beci
Lezhë- Ulsi Manja
Kukës- Pandeli Majko
Dibër- Blendi Gonxhe
Elbasan- Arbian Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Cuçi
Drejtues politik për Diasporën- Taulant Balla