Ballina Kronika Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ja sa vite burg kërkon SPAK për...

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ja sa vite burg kërkon SPAK për Ramazan Rrajën dhe anëtarët e tjerë të grupit

28
0

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 11 vite burg, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar, konvertohet në 7 vite e 4 muaj burg, për Ramazan Rrajën.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

SPAK ka kërkuar gjithashtu dënimin edhe të personave të tjerë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj:

Genti Nderjaku dënim me 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 6 vite burg.

Bashkim Haxhia, 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 5 vite e 4 muaj burg.

Endrit Sinani, 7 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 5 vite burg.

Julian Pjetri, 7 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 5 vite burg.