Ballina Kulturë Gjekmarkaj: Ismail Kadare nuk ishte shkrimtari i PS! Varri s’duhet të jetë...

Gjekmarkaj: Ismail Kadare nuk ishte shkrimtari i PS! Varri s’duhet të jetë në Tufinë, rrugët janë si në Kandahar!

3
0

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, ka kërkuar informacion nga Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin se a ka një datë kur do të ndërtohet një memorial për ikonën e letrave shqipe, Ismail Kadare.

Sipas Gjekmarkajt, ceremonia në ndër të Kadares la shumë për të dëshiruar, pasi ai nuk ishte shkrimtari vetëm i PS-së, por i mbarë shqiptarëve. “Ceremonia ndaj tij la shume per të deshiruar në shumëçka! Shkrimtari i shqiptarve, i Europes i mbi 48 gjuheve i perkthyer nuk ishte shkrimtari vetëm i PS !  Ikja e tij eshte nje nga me te medhate qe ne shekuj ka patur ky komb !”, tha demokrati.

Ndërkohë që ka shtuar se shqiptarët do turpërohen nëse mediat e huaja do të xhironin në Tufinë, ku prihet sot varri i Ismail Kadaresë.

“Mjafton vetem rruga per ato varreza si ne Kandahar per te na turperuar kur nje kamera e huaj do i ngjitet asaj, jo thjesht per Ismail Kadarene, po e po per ate por edhe per gjithe ata shqiptare qe prehen atje! Kur shteti shqiptar, Qeveria dhe Ministria e Kulturës do i gjejne vendin e merituar Kadarese, kur do te hapet nje konkurs ndërkombëtar për vendin e tij e te përhershëm te prehjes? A ka nje date?”, u shpreh Gjekmarkaj.