Ballina Politika Prej çfarë ka frikë? Rama kontrolloi një për një tek dera të...

Prej çfarë ka frikë? Rama kontrolloi një për një tek dera të gjithë kryebashkiakët para takimit

0
8

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të martë në një takim me dyer të mbyllura në Pallatin e Kongreseve të gjithë kryebashkiakët e majtë dhe drejtuesit politik të qarqeve, ku në fokus ishin zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Por, sipas gazetarit Gjergj Erebara, të gjithë “kolegët” e Ramës që morën pjesë në takim, janë kontrolluar imtësisht fizikisht, para se të futeshin në mbledhje. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Erebara shkruan se kjo flet shumë për klimën e sigurisë publike që kryeministri nuk ndjehet i sigurt as në praninë e kryebashkiakëve që ka zgjedhur vetë.

“Nuk e di a e dini, por të gjithë kolegët e Ramës me të cilët u takua te Pallati i Kongreseve, iu nënshtruan secili një kontrolli të imtësishëm fizik te dera. Flet shumë për klimën e sigurisë publike që kryeministri nuk ndjehet i sigurt as në praninë e kryebashkiakëve që ka zgjedhur vetë.” – shkruan gazetari.

Çfarë e ka frikësuar Ramën prej kryebashkiakëve të tij? A mos ndoshta nga ato çfarë ka thënë në mbledhje, ku në shkelje të ligjit e angazhon të gjithë administratën publike në fushatë elektorale?

Kjo e fundit u konfirmua dhe nga detajet e publikuara në media, sipas të cilave, Rama u ka kërkuar të zgjedhurve vendorë që të caktojnë nga një koordinator në çdo bashki, që ka si për detyrë të identifikojë çdo emigrant në çdo shtet dhe kontaktimin e tyre.