Ballina Aktualitet Skandali me diplomat false, eksperti i arsimit: Universiteti përkatës i lidhur me...

Skandali me diplomat false, eksperti i arsimit: Universiteti përkatës i lidhur me qeverinë, një skemë më e madhe

3
0

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti tha përmes një interviste televizive, se Kolegji Universitar, i cili lëshonte diploma dhe certifikata false, ka pasur mbështetje të qeverisë. Duke vijuar më tej, Mehmeti tha se këtë skemë korrupsioni e mbron Ministria e Arsimit. Sipas ekspertit, autoritetet shqiptare kanë mbyllur sytë para kësaj skeme.

“Ka pasur dhe më parë mbështetje prej qeverisë. Ka marrë akreditime njëra pas tjetrës, në gusht, kur ka qenë dhe pushim. Duket që ka qenë i lidhur fort me qeverinë dhe nuk është vetëm një zyrtarë e lartë. Është më e thellë se kaq. Ministria e Arsimit pranon që ka bërë një kontroll në 2022 dhe ka rezultuar me probleme, por ne nuk na i kanë bërë të qarta ndërkohë që regjistroheshin studentët, jepeshin diploma. Ka lidhje të forta me zyrtarë të lartë. Duhet të japin përgjigje kush e ka akredituar dhe pse?

Këtu del e implikuar qeveria. E mbron Ministria e Arsimit. E marrim vesh nga italianët. Ka skemë korrupsioni dhe kjo do të mbulohet.

Autoritet shqiptare kanë mbyllur njërin sy, kanë marrë pjesën e vet. Janë përfshirë në mësimdhënie zyrtarë dhe ish-zyrtarë.”

Sipas Mehmetit kjo skemë është më e madhe, por që mund të harrohet së shpejti.

“Është skemë më e madhe, por kam frikë se nesër apo sonte në darkë do të harrohet do e hajë një ose dy qyqarë.Policia të kërkojë të paktën të dhëna.”