Ballina Sport Champions League/ Juventusi e nis me fitore 3-1 kundër PSV-së, fiton Aston...

Champions League/ Juventusi e nis me fitore 3-1 kundër PSV-së, fiton Aston Villa!

3
0

Champions League nisi këtë të martë me formatin e ri që përfshin 36 skuadra dhe një renditje të përgjithshme në bazë të pikëve të grumbulluara. Duke filluar nga ora 18:45 u zhvilluan dy takime. Në Torino, Juventus mposhti 3-1 PSV-në, ndërsa Aston Villa fitoi 0-3 kundër Young Boys.

Në “Allianz Stadium”, Juventus fitoi 3-1 kundër PSV-së në ndeshjen e parë të Champions League. U deshën 21 minuta për golin e parë të formatit të ri, me Kenan Yildiz që zhbllokoi shifrat me një supergol në stilin alla “Del Piero”. Më pas “Zonja” shënoi sërish me McKennie, para se Nico Gonzales të “vuloste” tri pikët me golin e tretë në minutën e 52-të. Në shtesë miqtë shënuan me Saibari sa për statistika. Tri pikë për Juven dhe një debutim pozitiv për Mottan në Ligën e Kampionëve si trajner.

Në Bern të Zvicrës, Young Boys u mposhtën 0-3 nga Aston Villa. Tielemans në minutën e 27-të, Ramsey në të 38 dhe Onana në fundin e ndeshjes i dhanë tri pikë në udhëtim djemve të Unai Emery.