Ballina Kronika U nisën nga Mali i Zi, shpëtohen 4 të huajt që mbeten...

U nisën nga Mali i Zi, shpëtohen 4 të huajt që mbeten në det të hapur mes Velipojës e Shëngjinit! Jahti u pësoi defekt

1
0

Katër të huaj që kishin mbetur në det të hapur pasi jahti u pësoi defekt janë shpëtuar nga efektivët e Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare.

Bëhet fjalë për dy anglezë, një zviceran dhe një australian, të cilët ishin nisur nga Mali i Zi me jaht, por mjeti u ka pësuar defekt mes Velipojës dhe Shëngjinit, duke rrezikuar që të fundosej.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.