Ballina Politika Erdhi vjeshta, por Berisha e Meta ende s’mbledhin dot njerëz për protesta

Erdhi vjeshta, por Berisha e Meta ende s’mbledhin dot njerëz për protesta

1
0

Kjo e premte do të kujtohet si një nga dështimet më të mëdha të protestave të organizuara ndonjëherë nga opozita.

E paralajmëruar me shumë zhurmë, protesta rezultoi në një zhgënjim masiv për organizatorët e saj, pasi vetëm një grusht militantësh besnikë ishin grumbulluar aty.

Si kurrë më parë, as deputetët e opozitës nuk merrnin vetë pjesë, te cilet sot zgjodhen te ishin ne mbeshtetje te Ervin Salianjit ne seancen gjyqesore per çeshtjen Babalja. Sikurse është bërë e zakonshme, më së shumti kishte gazetarë dhe kameramanë të televizioneve apo efektivë police se sa militantë të opozitës.