Ballina Aktualitet Skandali me diplomat false, aktivisti studentor: “Wisdom” është akredituar një herë në...

Skandali me diplomat false, aktivisti studentor: “Wisdom” është akredituar një herë në katër vite, ja arsyeja

1
0

Aktivisti nga “Portali Studentor” Gevio Tabaku bëri me dije në një emision televiziv, se Kolegji Universitar “Wisdom” ishte akredituar vetëm dy herë nga ASCAL-i.

Ai thekson se universiteti në fjalë është akredituar një herë në katër vite, pasi nuk i plotësonte kriteret.

“Ata mundohen ta ulin përgjegjësinë dhe efektin që ka në publik ky lajm mbi cilësinë e arsimit, që është shumë e ulët. Çfarë do ndodhë me studentët? Ligji i arsimit të lartë duhet ta parashikojë. Diploma që ka dhënë ky universitet duhet të njihen. Për ato të shitura me para ligji duhet të ketë disa përcaktime. Sepse s’mund t’i marrësh peng një të riu 5 vite nga jeta e tij, se ti si institucion s’ke kontrolluar.

ASCAL-i e ka akredituar dy herë në katër vite. Kur një universitet ndryshon vendndodhjen ASCAL-i duhet të shkojë përsëri dhe të bëjë kontroll. Janë disa kushte të përcaktuara në ligj, sa metra/katror ka universiteti, klasa, sa pedagogë ka. Wisdom-i e ka marrë akreditimin 4 vite njëherë, dhe 4 një herë tjetër. Është akredituar një herë në 4 vite, sepse nuk plotësonte kriteret”.