Ballina Politika Hyrja në zgjedhje me një koalicioni opozitar? Ndoka: PS dhe PD i...

Hyrja në zgjedhje me një koalicioni opozitar? Ndoka: PS dhe PD i kanë mbyllur rrugën lindjes së partive të reja

1
0

Kreu i PDK-së Nard Ndoka, i ftuar në një studio televizive, tha se PS-ja dhe PD-ja i kanë mbyllur rrugën lindjes së partive të reja që prej 2008 me miratimin e Kodit Zgjedhor.

Sipas Ndokës, ka një klimë të përshtatshme dhe se po goditet pluralizmit në tërësi.

“PS dhe PD i kanë mbyllur rrugën edhe lindjes së partive të reja si alternativa ndër vite dhe kjo është e faktuar. Është një klimë jo shumë e përshtatshme, apo penguese, një goditje për pluralizmin në tërësi. Kur ndodhesh para këtyre fakteve përpiqesh të organizohesh, të japësh kontributin tënd, ndonjëherë të luftosh dhe për mbijetesë.”

Sipas Ndokës, organizimi në një koalicion opozita është e vetmja mundësi që kanë.

“Edhe unë e kam votuar reformën. A kam pendesë sot? Po kam. Kjo drejtësi është kapur nga Rama. Nuk kemi drejtësi të pavarur. Kemi drejtë me regji. Kush është në burg?

Kemi 3 kryetarë partish që janë të shigjetuar. Është Berisha, Mediu, Ilir Meta që është tabelë qitje.

Është keqpërdorimi që Rama i bën me regji edhe mediave, edhe personazheve duke na paraqitur ne. Kjo është drejtësi politike që po dëmton opozitën.

Duke e parë në këtë kontekst një organizim i tillë do të ishte i vetmja mundësi që ne kemi sot në këto kushte, organizimi në një koalicion opozitar. Nuk e shoh Berishën pengesë.”

Ndoka tha se në diasporë ka një frymë kundër Ramës.

“Vota e diaporës do të jetë surprizë për të gjithë politikën shqiptare.

Para një jave isha në SHBA, para kontakt me njerëz atje. Ka një frymë kundër Edi Ramës, kundër kësaj qeverie, por edhe për politikën në përgjithësi. Rama e ndjen këtë rrezik prandaj i ka mobilizuar njerëzit. Është në kufijtë e pamundësisë për të bërë atë që bën në Shqipëri.”