Ballina Europë Zbardhet pas 35 vitesh misteri i vdekjes së futbollistit, e dashura e...

Zbardhet pas 35 vitesh misteri i vdekjes së futbollistit, e dashura e tij…

2
0

Një histori e tmerrshme, sidomos nëse mendon se ka ndodhur gati 35 vjet më parë, në nëntor 1989, dhe për dekada të tëra u etiketua si një vetëvrasje. Denis Bergamini, ish-lojtari i Cosenza dhe familjarët e tij më në fund do të kenë drejtësi më 1 tetor. Ndërkohë, gjatë gjyqit të ish-të dashurës Isabella Internò, e akuzuar për organizimin e një vrasjeje të kryer më pas nga të tjerët, disa detaje rrëqethëse dolën në pah gjatë aktakuzave.

Prokurorët thanë se sapo e dashura e futbollistit kuptoi se lidhja e tyre kishte mbaruar vërtet, realizoi planin për vrasjen e tij. Gjyqi në fakt vërtetoi se Denis Bergamini vdiq nga “asfiksia mekanike”, përpara se të vendosej në asfalt tashmë i vdekur, në atë që përkufizohet si “një inskenim makabër dhe i mjerë”. Dëshmitë, të shtuara në deklaratat “qartësisht të rreme” nga Internò, bëjnë të qartë se ishte një “vrasje nderi”, e shitur për tre dekada si vetëvrasje.

“Isabella Internò vrau Denis Bergaminin për të shpëtuar nderin e saj, duke qenë se futbollisti nuk donte të martohej me të. Ajo kishte mbetur shtatzënë dhe për këtë arsye kishte bërë një abort në një klinikë në Londër. Pas abortit, kërkoi një martesë “dëmshpërblimi”, sipas aktakuzës, ndërsa Bergamini, pavarësisht se donte ta mbante fëmijën, nuk donte të martohej me të për shkak të karakterit të saj obsesiv. Gruaja e përndiqte futbollistin, edhe pse lidhja e tyre ishte e mbyllur prej muajsh”.

Tashmë, prokurorët kërkojnë 23 vite burg për ish të dashurën. Akuza është vrasje me dashje në bashkëpunim me persona të panjohur. Të panjohur sepse për shkak të një sërë gabimesh hetimore pas vdekjes së futbollistit, autorët e dyshuar ende nuk janë identifikuar.