Ballina Editorial Berisha, ky oligark-mallkim për demokratët!

Berisha, ky oligark-mallkim për demokratët!

1
0

Nga Azgan Haklaj 

Pa dashur t’i qasem semantikës gjuhësore të fjalës “oligark”, po e përdor në kuptimin e gjerë që ka marrë qytetari sot kjo fjalë, qoftë dhe në kuptimin pezhorativ.

Oligarku përfaqëson të korruptuarin, përfituesin e pamerituar, njeriun që përdor dhe përdoret nga pushteti, gënjeshtarin dhe manipuluesin, të pashpirtin dhe shpifësin.

Oligarku në vendin tim njësoj si Sali Berisha që familjarisht me paratë që ka vjedhur bën si filantrop, është “besimtari” që i çon fëmijët në xhami dhe flasin pa mbarim për Zekatin, e në fakt në vend që të pastrojnë shpirtin pastrojnë paratë e vjedhura dhe Zekatin e falin brenda familjes së tyre mafioze!

Sali Berisha është ateisto-enveristi që nuk beson në Zot!

Njëmijë sinonime, të gjitha jo vetëm të vërteta por edhe të argumentuara dhe të përjetuara, i kam për këtë fjalë dhe njeriun-maskë të veshur me të me emrin Sali Berisha.

Ftoj cilindo që ka një kundër argument të përballemi, por nuk besoj se ka ngelur asnjë parzmore për të mbrojtur atë qe i besuam dhe na tradhetoi, atë që e personifikuam me ndershmerinë dhe vodhi, atë që e identifikuam me nacionalizmin dhe UÇK-në e quajti organizatë terroriste dhe Milosheviçin e furnizoi me karburant, atë që përfundoj avokat i Belerit dhe zëdhënës i belerizimit të Himarës, atë që ditën bën demostratë kundër Erion Veliajt dhe natën çon djalin të takohet garazhdeve të Tiranës për të marrë leje për kulla, atë që sulmon sporadikisht Ballukun e në katakombe përdor motrën e saj Pamelën me kunatën ti vjedhë PD-së siglat dhe vulën, atë që bëri ujdinë me Edi Ramën ku përfundoi si sherbëtori me i vyer i sulltanit!

Shumë miq më shkruajnë pse po e sulmon doktorin e pse nuk sulmon Edi Ramën?

Ata përveçse të indoktrinuar janë të verbuar dhe nuk më kanë lexuar.

Erdhi koha t’ju përgjigjem të gjithëve bashkë!

Miq:

Tradhti e pabesi nuk të bën kundërshtari, por ai që i beson, madje ai të cilin e ke shndërruar në prijës dhe idhull.

Unë kurrë nuk kam besuar dhe as nuk besoj te sekti i diktatorit dhe pasardhësve të tyre biologjikë si Edi Rama.

Por si unë dhe mijëra demokratë i besuam Dr. “Ballkonit”.

I besuan studentët dhe i tradhtoi!

Ata bënë revolucionin demokratik, e ai me ish komunistët e gëzoi profitin e tij.

Me thoni ku janë vallë dhjetoristët sot?

I besuan të burgosurit e të përndjekurit politikë dhe pa mbushur dy vjet në pushtet në vitin 1994, ai i rrethoi në selinë e tyre dhe rrahu Kurt Kolën e ikonat e rezistencës antikomuniste anembanë vendit, deri sa i detyroi të lyheshin me benzinë për të shkuar deri në vetëflijim si Lirak Beko dhe Gjergj Ndreca.

Ai i gënjeu ish pronarët dhe me ligjin 7501 ua mori pronat dhe shpresën.

Më thoni çfarë ka ngelur të presim nga ballkoni i mallkimit?

Apo të presim ujdinë e fundit në vitin 2025 që pas 35 vitesh të dorëhiqemi të mundur nga tradhtia e Hamzait të kauzave tona me emrin Sali Berisha?

Shqip dhe shkurt:

Sot atdheu ynë përballet me dy tumore malinjë:

Edi Rama me narko-shtetin kripto-oligarkik dhe Sali Berishën.

Duket e pamundur përballja dhe këtë po përpiqen së bashku të na servirin, dyshja e mallkuar Rama-Berisha.

Por besoni se janë më të pafuqishëm se kurrë!

Do përsëritet historia.

Edhe më 8 Dhjetor thoshin: Kot e keni me diktaturën, por u shemb në pak ditë.

E shembëm por u tradhtuam.

E ndaj ata mbijetuan, vegjetuan, u forcuan dhe e gjitha falë mallkimit e tradhtisë me emrin Sali Berisha.