Ballina Lifestyle Grammy Awards hapet me performancën e Dua Lipës, ylli i popit shkëlqen...

Grammy Awards hapet me performancën e Dua Lipës, ylli i popit shkëlqen në skenë

121
0

Nata e madhe e ndarjes së çmimeve Grammy u hap nga performanca e këngëtares shqiptare Dua Lipa.

Ylli i popit e nisi Grammy Awards 2024 me një interpretim mix të këngës “Training Season” dhe “Houdini”.

Kështu Dua e hapi performamncën duke kënduar për herë të parë pak nga kënga e “Training Season”, që do të publikohet zyrtarisht më 11 shkurt.

Kontributi i Dua Lipës në kolonën zanore të Barbie , “Dance the Night”, u nominua për Kënga e Vitit dhe Kënga më e Mirë e shkruar për Visual Media, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të Barbie Billie Eilish, Ryan Gosling dhe Nicki Minaj dhe Ice Spice.

Ajo preku tapetin e kuq të Grammys me një fustan të shkëlqyeshëm Courrèges, siç ka pranuar edhe vetë Lipa për fansat e saj në Instagram, ka qenë një “javë e çmendur!! për artisten. Filmi i saj Argylle sapo u shfaq në kinema; ajo është duke krijuar zhurmë për këngën e re që pritet të publikojë “Training Season”, si dhe për albumin e saj të tretë apo lidhjen e re.