Ballina Kosovë Shqiptari mes 37 ‘spiunëve’ të Mossad-it izraelit të dënuar nga Turqia me...

Shqiptari mes 37 ‘spiunëve’ të Mossad-it izraelit të dënuar nga Turqia me 250 vjet burg

64
0

Një gjykatë në Turqi ka dhënë në total rreth 250 vjet burg për 37 të shpallur fajtorë si spiunë të Mossad-it izraelit, sipas dokumenteve të publikuara nga rrjeti arab The National.Dënimet vijnë teksa Turqia thotë se po shton fushatën kundër spiunëve të Izraelit në vend dhe redukton lidhjet me vendin, prej opozicionit të luftës brutale që po zhvillohet në Gaza.

Ahmet Koray Ozgurun e Alperen Erkut u dënuan kësaj jave me tetë vjet burg secili për “zotërim ionformacioni të ndaluar me qëllim spiunazhi”, sipas listës së akuzave në gjykatën kriminale në Stamboll.

Ata kanë të dretën e apelit dhe koha e kaluar prapa hekurave do të llogaritet në dënim, shtojnë autoritetet.

35 të dënuarve të tjerë iu dhanë nga pesë e gjashtë vjet burg secilit për të njëjtat akuza, thuhet në dokument.

Zyrtarët turkë nuk jepnin informacione për tipin e informacioneve që ata kishin marrë në zotërim, por dënimet thonin se bazoheshin në “rëndësinë e objektit të krimit” si dhe “masën e qëllimshmërisë së të akuzuarve ”.

Avokati i të dënuarve tha se nuk kishte prova konkrete kundër tyre, shkruante rrjeti turk ‘Haberturk’. Bashkë me ta rreth 20 të akuzuar të tjerë ishin shpallur të pafajshëm për të njëjtat akuza.

Muajin e kaluar Turqia tha se kishte arrestuar një financier të Mossad në vend, kosovarin Liridon Rexhepi, a që kishte hyrë në vend më 25 gusht dhe u ndalua disa ditë më vonë nga anti-terrorizmi i Stambollit, pas sinjalizimit të inteligjencës turke MIT.

Burimet thanë asokohe Rexhepi akuzohej për “spiunazh kundër shtetit”, me transferta parash për agjentët e Mossad në Turqi, që operonin me dronë ose kryenin “operacione psikologjike kundër interesave palestineze dhe te Sirisë.

Burimet thonë se Rexhepi ka pranuar akuzat e transferimti të parave, shkruan rrjeti i EBA, The National.