Ballina Kulturë Rama: Interpretim bashkëkohor i jashtëzakonshëm i “Liqenit të Mjelmave”

Rama: Interpretim bashkëkohor i jashtëzakonshëm i “Liqenit të Mjelmave”

1
0

“Liqeni i Mjelmave”, pjesë e International Dance Festival që po mbahet në Tiranë dhuroi emocione për publikun në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Kryeministri Edi Rama ndërsa përcolli në rrjetet sociale foto të magjishme nga ky balet, shprehu edhe vlerësimin për interpretimin bashkëkohor të jashtëzakonshëm të klasikes së baletit, “Liqeni i Mjellmave”, nën koreografinë e mjeshtrit shqiptar me famë ndërkombëtare, Angjelin Preljocaj.

Një përzierje e përsosur e elegancës dhe dramës, e shoqëruar nga tingujt e pavdekshëm të Tchaikovsky-t, që mbushi skenën me emocion dhe art.

International Dance Festival do të sjellë një sërë shfaqjesh magjike për tre javë në Tiranë, duke e kthyer kryeqytetin në një qendër të kulturës ndërkombëtare.

Ky program mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Bashkia Tiranë.

Publiku duartorkiti gjatë artistët në skenë, ndërsa surprizat dhe emocionet do të vijojnë në TKOB që tashmë me shfaqjet e veta po mbledh gjithnjë e më shumë artdashës.