Ballina Politika Bardhi akuza Rilindjes nga Divjaka: Abuzimi me fondet e AZHBR dhe fondet...

Bardhi akuza Rilindjes nga Divjaka: Abuzimi me fondet e AZHBR dhe fondet e ndihmës nga BE, korrupsion i Qeverisë Rama

1
0

Gazment Bardhi me strukturat në Divjakë u shpreh se viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe viti që të gjithë bashkë të ndërtojmë projektin fitues.

Postimi i plotë i Bardhit:

Në Divjakë, së bashku me strukturat drejtuese të Degës, nisëm zbatimin e projektit tonë transformues për Divjakën dhe Shqipërinë.
Viti që kemi përpara është vit sakrifice, por është edhe viti që të gjithë bashkë të ndërtojmë projektin fitues, projektin që i jep ndryshimin e shumëpritur shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë.

12 vjet të keqqeverisje të Edi Ramës janë shumë kohe e cuar dëm për banorët e Bashkisë Divjakë.
Braktisja e fermerëve të kësaj zone, mungesa e mbështetjes për bujqësinë dhe abuzimi me fondet e AZHBR dhe fondet e ndihmës nga Bashkimi Europian, kanë një përgjegjës që është korrupsioni i Qeverisë Rama.
Ndyshimi i këtij realiteti të trishtë është vetëm në dorën tonë.