Ballina Kronika Shkaktoi aksident me “Jet Ski” në Shëngjin ku humbi jetën kunati i...

Shkaktoi aksident me “Jet Ski” në Shëngjin ku humbi jetën kunati i tij, lirohet nga paraburgimi shtetasi italian

1
0

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka liruar nga paraburgimi, shtetasin italian, Salvatore Di Tella.

Më 18 gusht të këtij viti, ai shkaktoi një aksident me “Jet Ski” në Shëngjin, ku humbi jetën kunati i tij Nicola Loro.

Mësohet se Di Tella ka vënë një shumë prej 1 milion lekësh si garanci pasurore.

Gjykata ka pranuar kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore një herë në muaj.