Ballina Sport Norris dominon në Singapor dhe rihap botërorin

Norris dominon në Singapor dhe rihap botërorin

1
0

Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, fitoi sot pasdite garën e Cmimit të Madh të Singaporit në Formula 1. Ky është suksesi i tretë sezonal për të, që tashmë ngushton në 52 pikë diferencën me Max Verstappen, në një duel “rrotë më rrotë” për titullin.

Një garë e dominuar nga Norris, që e nisi atë nga “pole position” dhe nuk e dorëzoi kreun për asnjë moment. Madje ai e mbylli diferencën me 28 sekonda avantazh ndaj max Verstappen, që u rendit i dyti. Diferencë që tregon se situata mes dy skuadrave tashmë ka ndryshuar.

Podiumi i garës së zhvilluar në pistën qytetase të Marina Bay, kompletohet nga një tjetër makinë McLaren, ajo e Oscar Piastri (i treti). Ai ndihmon edhe më shumë skuadrën e tij të grumbullojë pikë të rëndësishme në renditjen për konstruktorë.

Max Verstappen bëri maksimumin për të mbrojtur vendin e dytë në këtë garë dhe e realizoi misionin e tij, duke reduktuar dëmet.

Një garë në sulm bëri Ferrari, që u rendit në venedin e pestë me Charles Leclerc, ndërkohë që u nis nga vendi i nëntë.

Monogasku i “kokëkuqes” nuk arriti dot të kapë George Russell me Mercedes, që u mbrojt mirë në xhirot e fundit dhe u klasifikua në vendin e katërt. Në zonën e pikëve u renditën edhe Lewis Hamilton (i gjashti), Calos Sainz (i shtati), Fernando Alonso (i teti), Nico Hulkenberg (i nënti) dhe Sergio Perez (i dhjeti).