Ballina Kronika Shoferë të droguar, pa leje drejtimi dhe të dehur, “Rrugorja” mbi 10...

Shoferë të droguar, pa leje drejtimi dhe të dehur, “Rrugorja” mbi 10 mijë gjoba në një javë

5
0

26 arrestime dhe procedime penale janë kryer nga policia rrugore në Tiranë, e cila gjithashtu ka vendosur mbi 10 mijë gjoba gjatë gjithë kësaj jave.

Në njoftimin e saj, policia raporton:

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

26 Arrestime dhe procedime penale:

10 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

3 persona për pa leje drejtimi.

12 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative:

10.039 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,434 në ditë.

30 masa për xhama të zinj.

833 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

253 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.

472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

299 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.

7.222 masa për qëndrim të gabuar.

427 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.

11 raste për tejkalim shpejtësie.

58 raste të ndryshme

11 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.