Ballina Kronika Tritol në një banesë në Vaun e Dejës, policia zbardh detajet e...

Tritol në një banesë në Vaun e Dejës, policia zbardh detajet e para

1
0

Një sasi lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në portën e një banese në fshatin Bushat në Vaun e Dejës.

Sipas informacioneve policore, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Policia po punon pë identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në fshatin “Bushat”, Vau i Dejës, në portën e jashtme të banesës së shtetasit F. D., 32 vjeç, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.