Ballina Bota Trump vs Harris, ja ç’tregojnë sondazhet për shtetet kyçe të Xhorxhias, Arizonës...

Trump vs Harris, ja ç’tregojnë sondazhet për shtetet kyçe të Xhorxhias, Arizonës dhe Karolinës së Veriut

7
0

Ish-presidenti Donald Trump kryeson në sondazhet e New York Times ndaj zëvendëspresidentes Kamala Harris në tre shtete të rëndësishme.

Trump udhëheq ndaj Harris në Arizona me 5 pikë (50%-45%) dhe gjithashu ka një epërsi prej 4 pikësh në Xhorxhia, 49%-45%.

Harris është më afër ish-presidentit në Karolinën e Veriut, ku gara qëndron në 49%-47%, në favor të Trump.

The Times kreu sondazhin e saj nga 17-21 shtator, duke anketuar 2077 votues të mundshëm në të tre shtetet.

Arizona dhe Xhorxhia do të ishin fitore të mëdha për Trump në zgjedhjet e përgjithshme, pasi që të dyja janë shtete që Presidenti Biden fitoi në vitin 2020.

Arizona në veçanti përfaqëson një përmbysje të madhe drejt Trump, pasi një sondazh i Times në gusht, tregonte Harrisin që kryesonte me 5 pikë.

Sondazhi i Times vjen disa ditë pasi një sondazh kombëtar i Fox News zbuloi se Harris kryeson Trumpin me 2 pikë (50% -48%).

Sondazhi i ri kombëtar i Fox News zbuloi një ndryshim prej 3 pikë përqindjeje midis votuesve të regjistruar në garën presidenciale të 2024 që nga mesi i gushtit. Trump kishte një avantazh prej 1 pikësh në gusht.