Ballina Aktualitet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi, analisti i njohur ngre dyshimin: Projekt që...

Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi, analisti i njohur ngre dyshimin: Projekt që ka paqartësi, duhet ta shikojmë…

6
0

Analisti Agim Baçi, i ftuar në një program televiziv ka komentuar edhe formimin e Shtetit Sovran të Urdhrit Bektashi.
Baçi tha se në lidhje me këtë çështje, ka tepër paqartësi. Ai shtoi se është një projekt që duhet parë në vijim.

Agim Baçi: Këtë lajm e morëm vesh nga mediat e huaja. Nuk e kuptojmë çfarë do të thotë qytet-shtet, sepse mund t’i teket çdokujt që të shpallë shtetin e vet dhe i bie që Rama të jetë kryeministri i Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë.
Ka ende paqartësi në atë që na është thënë. Jemi mësuar që Rama hedh ide të çuditshme për të provokuar. Është një projekt që duhet ta shohim sesi do të shkojë.