Ballina Politika “PD është e zhbërë nga…”, Ibsen Elezi kritika të ashpra ndaj Bardhit:...

“PD është e zhbërë nga…”, Ibsen Elezi kritika të ashpra ndaj Bardhit: I diskredituar në opinionin publik

7
0

Gara për zgjedhjet e 2025-ës është afër dhe në Partinë Demokratike përgatitjet duket ende nuk janë në pritshmërinë e duhur.
Në një program televiziv ish kryetari i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi foli për figurën e Gazment Bardhit, ku e sheh si të diskredituar në opinionin publik.
‘Gaz Bardhi është i diskredituar në sytë e opinionit publik. Të thuash që po sakrifikon është budallallëk. PD nuk është e përçarë, është e zhbërë nga ana funksionale.

Nuk bëjnë politikë. Kanë humbur kredibilitet. Ka rënë raporti i besimit. Të thuash që zoti Bardhi mund të shtojë votat në Fier, kushdo qoftë atje është shumë e vështirë. E gjithë situata në të cilën ndodhet partia. Pjesa më e madhe nuk mbledhin dot kryesinë.’