Ballina Kosovë Osmani takon shefen e MCC, e falënderon për marrëveshjen 236 milionëshe

Osmani takon shefen e MCC, e falënderon për marrëveshjen 236 milionëshe

3
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar në New York kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Osmani shkroi në Facebook se është “gjithnjë kënaqësi” kur takohet me Albright.

Postimi i plotë:

Gjithnjë kënaqësi ta takoj kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Në New York, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së për sektorin e energjisë në Kosovë, përmes marrëveshjes historike në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh, e e cila po kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë.