Ballina Aktualitet Përkeqësohet moti, reshje të dendura shiu në Shkodër, përmbyten disa rrugë

Përkeqësohet moti, reshje të dendura shiu në Shkodër, përmbyten disa rrugë

5
0

Gjatë pasdites së të martës, qyteti i Shkodrës, por edhe zonat përreth, janë përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu e erë të fortë.

Si pasojë e reshjeve të shumta janë përmbytur edhe disa rrugë. Kryetari i Bashkisë së Shkodrës u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nga banesat vetëm për arsye të domosdoshme.
Grupet e ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë ne terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve.