Ballina Ekonomia Tatimi mbi profesionet e lira, ekspertja: Për qytetarët dhe bizneset, është një...

Tatimi mbi profesionet e lira, ekspertja: Për qytetarët dhe bizneset, është një kosto e shtuar

4
0

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiq, për skemën e qeverisë për tatimin e profesioneve të lira, thotë se përmban një sërë rreziqesh.

E ftuar në një studio televizive, ajo deklaroi se një pjesë e profesionistëve të lirë pranojnë që të paguajnë një pjesë për sa kohë që kanë fitime, por sërish duhet parë norma.

Nga ana tjetër sipas saj, shumë profesionistë të tjerë nuk bien dakord, dhe thotë se nuk mund të ketë pabarazi, pasi nëse biznesi i vogël nuk tatohet, as ata nuk duhet të tatohen.

“Profesionistët e lirë janë shtresë e mesme. Në Shqipëri po tatohen shumë individë, edhe përballë rrezikut të falimentimit, do i mbyllin aktivitetet e tyre dhe do largohen. Kjo sjell një dëm në tregun e punës.

Në fund do e paguajnë qytetarët dhe bizneset. Do jetë një kosto e shtuar jo vetëm për bizneset por edhe për qytetarët dhe familjet shqiptare.

Profesionistët e lirë duhet të lihen të fuqizohen, pasi ndryshe do e kenë problem nëse u vendosen taksa.

Duhet konsultim publik dhe në këtë konsultim duhet të jenë dhe palët e prekura, grupet e interesit.

Duhet të dëgjohet zëri i palëve të cilat prekin interesat e profesionistëve të lirë dhe ata që janë profesionistë të lirë.

Duhet të pranojmë që një pjesë e këtyre bizneseve bëjnë evazion fiskal.

Nëse vihet një taksë 15%, të jeni të bindur që do ketë shtim të evazionit fiskal.

Një normë e ulët do të ndikonte pozitivisht edhe për buxhetin e shtetit dhe për profesionistët e lirë.

Profesionistët e lirë besoj se janë të ndërgjegjshëm që të paguajnë një taksë, por të mos jetë aq e lartë sa të rëndojë biznesin e tyre.”