Ballina Aktualitet “21 janari”/ Pas rreth 3 orësh, del nga SPAK gazetari Artan Hoxha:...

“21 janari”/ Pas rreth 3 orësh, del nga SPAK gazetari Artan Hoxha: Ja për çfarë u pyeta

1
0

Gazetari Artan Hoxha për më shumë se tre orë ka qëndruar në SPAK ku ka dorëzuar një material audio në lidhje me vrasjet e 21 janarit.
Në një prononcim për mediat gazetari Hoxha tha se materiali përmban komunikimet që janë bërë para vrasjes, gjatë vrasjes dhe pas vrasjeve.

E gjitha ngjarja ku u vranë 4 persona- thotë Hoxha – ndodhi për 7 sekonda dhe nëse do të kishte vazhduar, do ishte bërë masakër.

“Është një audioregjistrim ku janë urdhrat e komandantit të Gardës para se të ndodhnin vrasjet, gjatë vrasjes dhe pas vrasjes. Dëgjohen të gjitha komunikimet në radio, është kanali ku kanë përdorur drejtuesit e Gardës.
Përmes kësaj kasete behet e qartë që jo vetëm ka pasur komunikim, por komunikime mes drejtuesve të gardës, është një komunikim rutinë që bëhet mes tyre, është një material 34 minuta.

Janë komunikimet në momentin e vrasjeve. Momenti që kanë fiksuar njerëzit kur ndodhi vrasjet, është vetëm 7 sekonda.
Brenda 7 sekonda jepet urdhri për të hapur zjarr dhe në sekondën e 7 jepet urdhri të ndalohet.
Aty dalin edhe drejtues të lartë të shtetit që kanë komunikuar me drejtuesit e Gardës. Prokuroria do vlerësojë vlefshmërinë e këtij materiali dhe për cfarë do ti shërbejë atyre”, tha Hoxha.