Ballina Kulturë Me u dasht – Cikël me poezi nga poezi nga Eva Esat...

Me u dasht – Cikël me poezi nga poezi nga Eva Esat Kacanja

5
0

(Të duash do të thotë të përulesh, të përulesh nuk do të thotë të nënshtrohesh, por thjesht të japësh veten në atë që beson Intuita, kjo Dije Superiore!)

E bekume

Pemt u përshnoshën mbram,
Toka priti lutjet e tyne,
e at’her ia gufnoi rranj’t,
me afshin e vet t’ nroft,
Humja e dhania,
n’at përqafje sublime,
sa bukur gjallnojn jet. . .

Ndër dejt e mi të ngrim,
Po m’ buis natyra,
Krah i dallnyshes.
M’ vidhet mi qerpik.
Prej ksaj dashunie
M’ përhanet fytyra,
Erdh ora me nez,
zjermin q’u pat fik…

Ujvara e Zanave

M’ ka zgju prap ktë natë,
Piskama e Ujvar’s Zanave,
uni im aty mbet,
gurve mbulu n’myshk.
Oh,
drit e mrekullume qi dhem,
si nji deg e thyeme, futun n’gjoksin tem,
n’ty e lash nji krah,
qiellin për me mun me prek ndopak
kur teje t’jem larg,
e n’at hapsin t’,përndrime,
andrrës me i dhan flak.
E kamt,
kamt n’ujin brisk i kam zhyt,
për mos me harru kurr kristaln e qeshjes sate,
qi kumbon në fyt.

Oh,
gryk e ndjenjave t’ përvlume,
dalldisun n’ shpirt, pshtjellun n’mêni,
Piskama e Ujvar’s Zanave,
Shqipe e plagosun maleve po nihet,
për me e prish heshtjen e hidhun t’ idhnis,
e shpirtin me e derdh prap,
n’at ujin e qashtêr t’ dashnis. . .

Guxo…

Kur t’ kam afër knojn bylbylat,
Çilet nata n ‘ kundërmim,
E kur shkon m’ i than zymbylat,
Mbyllet jeta si n’ qefin.

Si t’ ia baj me ty loçkan,
Me t’gjet anën hiç s’ po di,
Me t’ mbajt mik, me t’ mbajt jaran,
Me t’ korit a me t’ fut n’ gji?

Bëhu burr e ngrije kryt ,
Mos m’i ul ti syt’ përdhe,
Lidhun kamt e zgjidhun shpirt,
Hem këtu e hem atje.

Un të hithtën jam t’u prit,
E n’ se do, t’ bëj dhe bé,
Leni ojnat e fol çlirt ,
Je imi, apo s’ je?

Dashnia s’ka men. . .
Mos meno, pra !
Kur gjethet kërcasin
e druni dorzohet,
Kur qiella rrxohet
e toka naltohet,
Kur hana pik-pik
synit ban drit,
Kur krahu i puthjes
Mërthehet në shpirt,
Kur gjymtyrt si deg
harlisen me shend.
Mos meno, pra!
Harro t’menosh,
se menimi dhem,
Ti duhet ta dish,
Dashnia s’ka men !

A ke ni naj herë. . .

A e ke ni naj herë,
zemrën si t’kalbt,
Si ni rraj e dobt,
kput n’kurth t’menimit,
N’at thellsin t’heshtun,
Në at’helm pa cak,
Ku fillin e nxe,
ngrehin e lëndimit?

Zanin e vetit,
e ke ni naj herë,
Kur n’krahnurin tat,
naltohet jehona,
Kur krah i shpirtit,
Thyet n’at hum’n’er,
E syni përcllon
në at or’tevona?

Po t’i kishe ni,
nj’ashtu sikur un,
Zemrën ma t’but,
Kishe me pas sot,
N’at dhimb ishe msu
për me ken i urt,
Me u fal amël,
N’rob, edhe n’Zot. . . !

Me mun

Me mun me u kput,
Me mun me ra,
Me mun me u thërmu,
Në një rrokunajë,
Me e mbyt qiellën,
me e mbyt kte shpirt,
Kte shpirt plot drit,
Që s’njeh errsin,
Që s’njeh këmbim,
Që nizet e fiket n’dlirsi,
N’përulsi rritet,
Tkurret n’vetmi,
kurr nuk shitet,
Nuk di, nuk mun,
nuk do. . . . !

Ah me pas mun
me zgjedh,
Mos me e pas kte shpirt,
Ma mir me qenë bosh,
Si një enë bakri,
Relikë. . .

Ke fillu me iu mçef drit’s syve t’mi. . . .

Ti ke fillu me pas frik nga dashnia,
Ke filllu me iu mçef drit’s syve t’mi,
Ke fillu me e mçef andrra e lumni,
Do me m’ba me besu, se s’jemi ma Nji!
E ke harru se veten, e ke lan te un,
Ke lan mendimin, ndoshta dhe ma shum,
Ke lan or, net edhe dit,
Nji t’vertetë që rritet me muj e me vit’.
Hojen e nji puthje që mjaltohet n’shpirt,
At’mbërthim’n e durve, tuj spërdredh gishtrinjt,
E ke lan veten në nji zjarr hyjnor,
Ku bjen si fmia e ngrihesh burrnor.
Do me m’ba me besu se s’jemi ma Nji,
Syt po ia mçef, drit’s syve t’mi,
Prrallesh me mu, n’lojna e fjal,
Me u pa rrall, gjoja me u përmall,
Do me mohu çka Zoti t’ka fal,
Do me e shujt, at ‘frym që t’mban gjall,
Je ngushtu n’panik, si njeri i mpakt,
Ke harru kush je, mbi kurriz çka mbart,
Nji yjsi n’nishana, i kam numru, jan shtat,
Shenj e nji qielli, nji qielli t’pamat. . .
Ah sikur me mun, me kuptu ma shum,
Kurr s’ma lshon dorën, kurr s’ke me m’hum. . .

Po e bukura çka asht?

Me qenë e bukur,
nuk do me than me qenë e mirë,
e me qenë e mirë,
do me than me qenë vërtet e bukur!
Po e mira çka asht?
E mira asht me e mendu fjalën për tjetrin,
si me qenë tu e mendu për veten.
Po e bukura çka asht?
E bukura asht, mos me u ba pis,
me mendime t’ulta,
por gjithnji me përqaf qiellin…

Me u dasht…

Me t’dasht,
asht shum pak,
Me t’pas,
do me than kurr,
N’shtrat andrrash,
mb’lu n’petal,
N’ag germash,
gjujtun gur.

Me m’ dasht,
asht shum pak,
Me m’ pas,
do me than Burr,
Aj Diell n’ Mu,
me u djeg flak,
E Hana n’ Ty,
me u vesh nur.

Me u dasht,
asht pak n’ kët Jet,
Edhe me u pas,
s’do me than s’mund,
Kur as’gja s’u dha
me u zotnu vërtet,
At’her n’ Na,
Çka mbetet me humb?!

Don me m’lexu…

T’ përvlon,
kjo andje e ethshme,
Don me m’ lexu,
Don me dit,
me m’shqiptu,
N’ tingujt e ksaj rruzullie,
N’ thellsina t’shejta,
Si ni kumon arit,
Kurr zbulu ma parit,
Derdh n’ detaje t’ imta,
A thu prej durve t’ Satit…
Don me m’lexu,
Me m’hangër nimt,
Me i lulnu
qeshjet e ksaj ftyre,
Me m’i puth,
kta lot’ e syve,
Me m’lexu e me dit….
N’ajri me i ngrit,
Kurm ene shpirt.
Ma shum se me m’lexu,
Don me m’ hetu,
Me shkel n’ ato vise,
Ku vallxon liria,
Don me m’ zotnu,
Por un s’ kam asgja,
Përpos ni kohe,
për andrrat e mia…
……….
Po prap mos u tut,
Meje mos u frik,
Kamkryq ulu,
Ksaj Dodone t’ blert.
Mos u druj me m’ pyt,
Thjesht, mso me prit,
N’ fëshfërim të fjal’s,
E gjen çdo t’ vërtet…