Ballina Bota Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Nëse Izraeli përgjigjet, sulmi ynë i ri...

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Nëse Izraeli përgjigjet, sulmi ynë i ri nuk do të ketë kufi

6
0

Teherani i dërgoi një mesazh Uashingtonit përmes Katarit.

Një burim i lartë diplomatik i tha Al Jazeera se Irani i dërgoi një mesazh zyrës Ovale se “nëse Izraeli vendos t’i përgjigjet sulmit të së martës, nuk do të ketë kufi për përgjigjen e Teheranit”.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Irani thirri ambasadorët e Gjermanisë dhe Austrisë për shpjegime pasi qeveritë e tyre qortuan Republikën Islamike për sulmin e saj raketor ndaj Izraelit, njoftuan mediat shtetërore.

Gjermania dhe Austria, kërkuan shpjegime nga ambasadorët iranianë mbi sulmin e Iranit të martën.