Ballina Rajoni Gjuriç: Vuajtjet e komunitetit serbë në Kosovë janë të mëdha

Gjuriç: Vuajtjet e komunitetit serbë në Kosovë janë të mëdha

5
0

Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriç, ka pretenduar se “vuajtjet e komunitetit serbë në Kosovë janë të mëdha”, duke thënë se ai nuk është optimist dhe se mendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  gjithmonë do të kërkojë mënyra për t’ua vështirësuar jetën serbëve.

Ai ka thënë se çdo takim e shfrytëzon për t’ua shpjeguar bashkëbiseduesve nga vendet tjera situatën në Kosovë, gjegjësisht “çka po përjetojnë serbët që jetojnë atje”.

“Secili nga bashkëbiseduesit e mi ka dëgjuar për Kllokotin, Pasjanin dhe veriun e Kosovës. Ata dinë edhe për veprimet e njëanshme, të pakoordinuara të regjimit të Kurtit. Ne kërkojmë që serbët të lejohen të kthehen kolektivisht në Kosovë. Kjo do të thotë se ata mund të emërojnë komandantin e tyre rajonal të Policisë së Kosovës dhe që gjyqtarët dhe prokurorët serbë, të cilët janë gati 200, të marrin pozitat e tyre në sistem”, ka thënë Gjuriq, duke mos përmendur se ata i kanë braktisur po ato pozita me urdhër të liderit të tij suprem, Vuçiçit.

Sipas tij, Beogradi udhëheq një politikë “të mençur dhe nuk reagon me nxitim ndaj provokimeve të Prishtinës”.