Ballina Aktualitet Rreth 30 familje u evakuuan si pasojë e përmbytjeve nga moti i...

Rreth 30 familje u evakuuan si pasojë e përmbytjeve nga moti i keq në Vlorë

15
0

Moti i keq goditi vendin tonë, ndërsa situata më problematike ishte në qarkun e Vlorës ku reshjet intensive të shiut shkaktuan përmbytje të mëdha.

Rreth 30 familje të evakuuara kanë kaluar natën jashtë banesave të tyre, ndërsa Bashkia e Vlorës i strehoi në konvikt.

Shiu i dendur i së premtes përmbyti shtëpi, biznese dhe rrugë ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, tha për mediat se situata mbetet shqetësuese dhe se edhe shumë familje të tjera kërkojnë të evakuohen.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje edhe në Fier, Lushnje, dhe Pogradec.