Ballina Kronika Humbi kontrollin, automjeti në kryeqytet del nga rruga dhe përfundon në trotuar...

Humbi kontrollin, automjeti në kryeqytet del nga rruga dhe përfundon në trotuar duke rrezikuar jetën e këmbësorëve

13
0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit në kryeqytet.

Siç edhe duket në foto, një makinë tip ‘Golf’ ka humbur kontrollin dhe ka hipur mbi trotuar.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar edhe pse në momentin kur ka ndodhur aksidenti, ka pasur shumë kalimtarë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident.