Ballina Kosovë Tragjedi në Liqenin e Badovcit, dyshohet për tre te vdekur

Tragjedi në Liqenin e Badovcit, dyshohet për tre te vdekur

8
0

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmë në Liqenin e Badovcit, ku një veturë është fundosur pak para mesnatës.

Këtë e ka konfirmuar, zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident.

“Mbrëmë rreth orës 23:00  kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.

Në këtë aksident, kanë qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave  e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.