Ballina Sport Boban kritikon Milanin: Nuk luajti mirë në Leverkusen

Boban kritikon Milanin: Nuk luajti mirë në Leverkusen

6
0

Ikona kroate Zvonimir Boban, në një intervistë për ‘Radio Deejay’, ka thënë se ish-skuadra e tij, Milan nuk ka bërë paraqitje të mirë në duel me Bayer Leverkusenin.

“Unë e kuptoj që njerëzve nuk u pëlqejnë mendimet e imponuara, por unë nuk imponoj, unë them mendimin tim.

Më duhet të them atë që mendoj, edhe për të mirën e Milanit. Por nuk jam unë ai që i tërheq telat, e kam fjalën time si gjithë të tjerët. Edhe njerëzit që shikojnë ndeshjet mendojnë në të njëjtën mënyrë nëntë nga dhjetë herë”, ka thënë ai.

“Kishte një problem sepse thashë që Milani nuk luajti mirë për një orë kundër Bayer Leverkusen. Kushdo që thotë se luajti mirë, nuk kupton asgjë nga futbolli. Nëse ky është problemi, çfarë mund të bëj?”, ka theksuar Boban.