Fermerët në Libofshë kultivojnë dhe vjelin rrush pothuajse gjatë 10 muajve të vitit.
Kushtet e favorshme klimatike dhe sigurimi i një tregu të qëndrueshëm i kanë shtyrë ata të shtojnë çdo vit sipërfaqet e mbjella me vreshta, si në fusha ashtu edhe në sera.
Fermerët thonë se çmimi i ulët i drithërave në treg nuk mbulon shpenzimet e prodhimit.
Prandaj kanë vendosur që këtë sezon t’i përkushtohen vreshtarisë.