Ballina Kosovë Grabitet një banesë gjatë orëve të natës, vidhen të paktën 30 mijë...

Grabitet një banesë gjatë orëve të natës, vidhen të paktën 30 mijë euro

21
0

Një rast i “vjedhjës rë rëndë” dyshohet se ka ndodhur në Prizren të shtunën.

Dyshohet se hajdutët kanë depërtuar me forcë në një shtëpi, ku kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave.

Bëhet me dije se pronari i shtëpisë, ka deklaruar se janë vjedhur 30 mijë euro, që ai i kishte fshehur për disa muaj.

Lidhur me rastin, ende nuk ka ndonjë person të arrestuar.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.Mësohet se viktimë e kësaj vjedhje janë familja Bakiqi.