Ballina Sport Chelsea barazon 1-1 në Londër kundër Nottingham. Man. United ‘kuturu, katër ndeshje...

Chelsea barazon 1-1 në Londër kundër Nottingham. Man. United ‘kuturu, katër ndeshje pa fitore!

6
0

Premier League e futbollit në Angli është në javën e shtatë. Kjo e diel nisi me dy barazime, aty ku Chelsea dhe Man. United nuk dolën te pikët e plota.

Në “Stamford Bridge”, Chelsea barazoi 1-1 me Nottingham Forest. Ishin miqtë që me Uood në minutën e 49 shënuan golin e epërsisë, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë Chelsea gjeti golin me Madueke. Palmer asistoi për shokun e skuadrës dhe me 12 pasime finale është asistuesi më i mirë për vitin 2024 në Premier League, duke lënë pas Kevin De Bruyne me 11.

Në Birmingham, Aston Villa dhe Manchester United barazuan 0-0. Edhe pse me disa raste dhe një shtyllë nga Bruno, United nuk ia doli të merrte tri pikë për ndeshjen e katërt radhazi mes Premier League dhe Europa League.