Ballina Politika A do të hyjë në politikë? Ja si përgjigjet Argita Malltezi

A do të hyjë në politikë? Ja si përgjigjet Argita Malltezi

8
0

Argita Malltezi, vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë të diel e ftuar në  një emision televiziv u e pyetur nëse e mendon të futet në politik, ajo tha se nuk e kishte menduar ndonjëherë për të hyrë në politik.

Ajo tha se edhe në këtë moment kjo gjë nuk ka ndryshuar, por siç u shpreh ajo tha se dëmi më i madh që një njeri mund të bëjë është të mos angazhohet në jetën politike.

“Për shumë arsye nuk është se e kisha menduar ndonjëherë. E kisha vlerësuar, e kisha peshuar, por nuk kisha vendosur kurrë për të hyrë në politikë. Dhe nuk ka ndryshuar kjo rrethanë edhe tani. Ka qenë një gjë që në fakt më ka bindur edhe para se të ndodhte kjo çështje. Unë kam qenë njeri që gjithmonë e kam thënë atë që mendoja, nuk kam qenë njëri i pazë.

Ajo që jam e bindur sot, është që dëmi më i madh që mund të bëjë njeriu për të ardhmen e fëmijëve, është të mos angazhohet në jetën publike. Të mos thotë që diçka është gabim, kur e mendon se është gabim. Në këtë sens unë nuk e përjashtoj angazhimin tim publik, por realisht nuk është se kam planifikuar diçka për angazhimin tim publik”,-tha Argita Malltezi.