Ballina Lifestyle “E paske nënën analfabete”, Egla Ceno i përgjigjet ndjekëses: E kuptoni çfarë...

“E paske nënën analfabete”, Egla Ceno i përgjigjet ndjekëses: E kuptoni çfarë qeniesh njerëzore bredhin në rrjet

24
0

Disa muaj pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 3, ku edhe u shpall fituese, Egla Ceno u rikthye në ekran.

Ajo tani është në moderim të programit “Goca dhe Gra”, i cili filloi ditën e djeshme (e shtunë).

Pas kësaj, ajo mori një koment nga e ëma, të cilin e ndau me ndjekësit në InstaStory.

Megjithatë, aktorja e njohur mori një mesazh nga një ndjekëse, e cila i tha se e paska nënën analfabete.

Mami qenka analfabete, s’dika pikë e presje fillim mbarim fjalie. Rëndësi ka mendimi gjithsesi”, ka qenë komenti.

Ceno nuk përtoi t’ia kthente në publik, ku tha: “E kuptoni çfarë qeniesh njerëzore bredhin në rrjet?”.

Egla pak më parë tha se akoma nuk ka marrë 100 mijë eurot e fituara nga Big Brother.