Liverpooli e ka identifikuar zëvendësimin e Mohamed Salahit.“Të Kuqtë” po e shijojnë një fillimsezon mjaftë të mirë nën drejtimin e trajnerit të ri, Arne Slot, duke qenë në krye të tabelës pas shtatë xhirosh.
Në Ligën e Kampionëve, Liverpooli po ashtu ka dy fitore nga dy ndeshje.
Megjithatë, jashtë fushës së blertë, e ardhmja e lojtarëve kyç si Salah, van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold mbetet e hapur.
Të tre lojtarët e përmendur do të jenë të lirë nga kontratat e tyre në fund të sezonit.
Muajin e kaluar, pas fitores prej 3-0 të Liverpoolit ndaj Manchester United, Salah tha: “Ju e dini se ky është viti im i fundit në klub. Thjeshtë dua ta shijoj. Nuk është vendimi im (të qëndroj), askush nga klubi s’më ka kontaktuar”.
Me të ardhmen e tij që ende është e hapur, Liverpooli ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e “Mbretit Egjiptian”.
Siç raportohet nga “BILD”, ylli i Borussia Dortmund, Karim Adeyemi është shënjestruar si zëvendësues afatgjatë i ylli egjiptian.
Është raportuar po ashtu se Liverpooli është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për përfaqësuesin e Gjermanisë vitin tjetër.
Adeyemi kaloi te Dortmundi në vitin 2022 nga RB Salzburg.
Që atëherë, 22-vjeçari ka shënuar 19 gola në 74 paraqitje në të gjitha garat për Dortmund.