Ballina Aktualitet “Ruani qetësinë, mos u provokoni”, takimi i kryepolicit Proda me shefat e...

“Ruani qetësinë, mos u provokoni”, takimi i kryepolicit Proda me shefat e komisariateve, zbulohet porosia e veçantë

13
0

Zbardhen detaje të reja nga takimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda me drejtuesit e komisariateve dhe Policisë së Tiranës në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës që kishte në fokus masat për protestën e opozitës, e cila mbahet sot në orën 18:00. Opozita e konsideron protestën mosbindje civile.

Gazetari Igli Çelmeta referuar burimeve, raportoi për “BalkanWeb” se Proda iu ka kërkuar vartësve të japin porosi të qarta për efektivë.

Kujdes mos u provokoni nga protestuesit. Ndërhyrjet të jenë të minimizuara, vetëm në raste nevoje. Mos të krijohen përplasje të provokuara. Ruani qetësinë dhe godinat e institucioneve”, mësohet se ka qenë këshilla e kryepolicit Proda. Një porosi e veçantë ka qenë për personat me precedentë të mëparshëm kriminalë.

“Kujdes listat me emrat e personave qeë kanë precedentë, të mbahen nën vëzhgim. Të filmohen dhe dokumentohen të gjitha veprimet e dhunshme dhe të jashtëligjshme”, ka kërkuar më tej Drejtori i Policisë së Shtetit.