Ballina Politika Agron Duka, deputet dhe kryetar i PAA-së konfirmon pjesmarrjen në protestën e...

Agron Duka, deputet dhe kryetar i PAA-së konfirmon pjesmarrjen në protestën e sotme: Shumë probleme të përmbledhura në një kauzë: “Qeveri Teknike”

8
0

Kryetari i PAA, parti opozitare dhe njëkohësisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë ka konfirmuar se do të marrë pjesë masivisht si parti në protestën që do të organizohet në Tiranë në orën 18.00. Edhe pse u përfol se vetëm Mediu dhe Dule do të ishin në këtë protest duket se të tjera parti po konfirmojnë pjesmarrjen. Duka është shprehur se kjo është “një protestë për të gjithë dhe për gjithëçka. Shumë probleme të përmbledhura në një kauzë: “Qeveri Teknike”, si rruga më e mirë për të mundësuar një proces zgjedhor më të drejtë. Sepse vetëm me zgjedhje të lira e të drejta do të vijë ndryshimi i pushtetit. Edhe ne do të jemi atje!”

Postimi i plotë i Agron Dukës

Të dashur anëtarë dhe mbështetës të Partisë Agrare Ambientaliste!

Siç tashmë mund të jeni informuar, në datën 7 Tetor, opozita ka thërritur një protestë. Një protestë për të gjithë dhe për gjithëçka. Shumë probleme të përmbledhura në një kauzë: “Qeveri Teknike”, si rruga më e mirë për të mundësuar një proces zgjedhor më të drejtë. Sepse vetëm me zgjedhje të lira e të drejta do të vijë ndryshimi i pushtetit.

Edhe ne do të jemi atje!

Por, unë ftoj që të bashkohen me ne edhe shumë të tjerë:

  • Fermerët që punojnë e nuk shesin dot prodhimet, sepse nuk e kanë qeverinë e tyre në krah për t’i ndihmuar.
  • Qytetarët që shkojnë në spital dhe nuk gjejnë ilaçe, sepse qeveria e tyre ka vjedhur fondet.
  • Qytetarët, të cilëve iu premtua ujë i pijshëm 24 orë, por nuk kanë ujë në shtëpi as për t’u larë.
  • Pensionistët, të cilët qeveria i gënjen me 600 lekë në muaj rritje, dhe sytë për të mbijetuar i mbajnë nga paratë që u dërgojnë fëmijët nga emigracioni.
  • Tregtarët e vegjël, të cilëve u premtohen ulje taksash, por “sistemi” u përllogarit tarifa në rritje çdo vit.
  • Nëpunësit e administratës, të cilët detyrën e parë që duhet të bëjnë është t’i bëjnë “like” dhe “share” postimeve propagandistike të ministrit dhe kryeministrit në rrjetet sociale.
  • Qytetarët që mbesin në trafik dhe harxhojnë kohë, nerva dhe energji më shumë sesa në punë.
  • Qytetarët që nuk gjejnë sheshe për të kaluar kohën e lirë dhe trotuare për të ecur, sepse janë pushtuar nga karriget e bareve.

Çdokush ka arsye për të protestuar.

Arroganca e një pushteti absolut rëndon mbi qafën e çdo njeriu në këtë vend. Ndaj duhet të reagojmë!